MISIONI

Alba Life Inc. është një organizatë jo fitimprurëse Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara, e cila punon së bashku për të ruajtur trashëgiminë, kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare në Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Alba Life Inc do te kete qëllimet kryesore të mëposhtme:

  • Te ruaje dhe te perhape kulturen shqiptare ne Diaspore.
  • Alba Life Inc do të përpiqet për të arritur te fuksionoje si një Qendre Komunitare, ku do te organizoje aktivitete te ndryshme kulturore dhe patriotike.
  • Do te ndjek aktivitetet kryesore qe do te kryeje Komuniteti dhe do te evidentoje pervojen me te perparuar duke pergatitur per te kronika dhe emisione te ndryshme televizive e transmetuar ne programet televizive te Komuniteteve ketu ne New York.
  • Sigurimi i te gjithe kushteve te nevojshme dhe dokumentacionit perkates ligjor per hapjen dhe fuksionimin e  Shkollen Shqipe.
  • Do të luftojë për të krijuar një rrjet të shqiptarëve të arsimuar të cilët mund të ofrojnë ndihme profesionale për Komunitetin Shqiptar, ku nepermjet kurseve të gjuhës shqipe, do te ruhet gjuha amtare, kultura, historia e lashte dhe traditat.
  • Do te ndihmoje emigrantet Shqipetare ne integrimin ne Shoqerine Amerikane.  Alba Life Inc do të punoje për të krijuar një rrjet të shqiptarëve profesionistë, të cilët mund të ofrojnë udhëzimet për emigrantët, që të integrohen me kulture dhe dinjitet në shoqërinë amerikane.