Prof.Dr.Valbona Zylo-Watkins eshte bashkethemeluese dhe zv. Presidente e Alba Life Inc.
Ka mbaruar studimet universitare në Lock Haven University PA ne degët “Studimet Internacionale” dhe “Spanjisht” në 2001.
Më vonë perfundoi studimet “Master of Arts” ne St. John’s University, NY në degën “Letërsi Spanjolle” në 2003.
Prof.Dr.Valbona Zylo-Watkins vazhdoi më tej studimet pasuniversitare dhe në 2009 mbaroi doktoraturën në degën “Letersi Spanjolle”, me specializim
“Letërsia bashkëhore Latino-Amerikane”, në Penn State University, PA.
Prof.Dr. Zylo-Watkins ka qenë pedagoge e gjuhës spanjolle në Universitetin “Penn State University” PA, përgjatë kohës që mbaronte studimet e doktoraturës.
Aktualisht ajo jeton në Staten Island, NY. Dr. Zylo-Watkins ka dhene mesim ne College of Staten Island (CUNY), Montclair University dhe Kean University si profesore e gjuhës, kulturës dhe letërsise spanjolle. Aktualisht eshte Professor ne College of Staten Island (CUNY) dhe Montclair University.
Dr. Zylo-Watkins ka prezantuar disa kërkime shkencore në konferenca të gjuhës dhe letërsisë spanjolle. Në këto momente ajo po punon të krijojë një libër gjuhe për studentet anglisht folës, të cilët duan të mësojnë shqip, duke filluar nga nivelet fillestare e deri më te avancuar.
Per pergatitjen e saj shkencore gjate studimit per Master ne letersine spanjolle, ka marre cmimin e mirenjohjes nga Ambasada Spanjolle ne NY.
Gjithashtu është nderuar me pllakë mirënjohje nga Universiteti për arritjet e saj të shkëlqyera akademike.
Ka qënë një nga themeluesët e hapjes së Shkollës Shqipe te Alba Life Inc.
Dr. Zylo-Watkins vec te tjerash ndihmon ne realizimin e objektivave si dhe ne mbarevajtjen e procesit mesimor që zhvillohet gjatë vitit shkollor në Shkollën Shqipe.