Sekretare/Zedhenese

Keze Kozeta Zylo,  eshte bashkethemeluese dhe zedhenese e Alba Life Inc. Eshte diplomuar  në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë Shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.

Pas viteve 92 drejtonte gazetën “E ardhmja” dhe  “Ora e Shqiperise” organ i Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Në këtë gazetë botoi një sërë artikujsh publicistikë.

Është dalluar si një mësuese e apasionuar dhe mjaft aktive në shtypin e përditshëm e periodik.  Në vitin 2000-2004 emërohet Këshilltare e studentëve në BramsonORT College.  Nga viti 2004 punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut dhe punon nënjë shkollë të mesme në Staten Island.  Bashkëpunëtore dhe themeluese e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Eshtë korrespodente dhe analiste në gazetën “Illyria” dhe bashkëpunëtore në disa media televizive dhe gazetare pranë TV Alba Life.  Eshtë sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane dhe zv/presidente e org. së gruas “Zëri Ynë” në New York.  Ka botuar libra me poezi dhe  libri “Mjellmat po të vijnë” u shpall si libri më i mirë i vitit në Panairin e librit në New York, 2009.  Ka botuar dhjetëra artikuj publicistikë në gazetat kryesore të Diasporës dhe në Shqipëri.  I jepet titulli: “Personalitet i Shquar i Kulturës Mbarëkombëtare” nga Shoqata Mbarëkombëtare I.Qemali, Vlorë, 28.11.2009.

U shpall gruaja e vitit 2008, në New York.