SHKOLLA ALBA LIFE

Nëpërmjet Shkollës Shqipe ne do t’u vimë në ndihmë të gjithë grupmoshave të besimeve dhe trevave të ndryshme shqiptare, që kanë nevojë të mësojnë apo përmirësojnë gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe, për të cilën të parët tanë sakrifikuan aq shumë, duke derdhur gjakun e tyre.  Ne do të gërshetojmë që veç programit të gjuhës të lëme dhe kohë për dhënien e informacioneve e njohjen me kulturën dhe traditat e bukura të trevave shqiptare.  Do të gërshetojmë dhe aktivitete të ndryshme me karakter zbavitës për femijët, me qëllim që ata të miqësohen e familjarizohen me njeri-tjetrin.  Një vend te veçantë do te zënë këngët dhe vallet e folklorit shqiptar, të cilat do të gjejnë pasqyrim në koncertet që do të organizojmë herë pas here si dhe në Festivalin e Shkollave shqipe që do të zhvillohet cdo vit. Shkolla jonë ka klasa në Manhattan, Brooklyn dhe Staten Island.

Të nderuar prindër,

Sillni fëmijët të mësojnë gjuhën e ëmbël shqipe, se vetëm në shkollë mësohet gjuha shqipe më mirë dhe më bukur. Regjistrimet janë në proces.

Mesimet ne Shkollen Shqipe te Alba Life zhvillohen:

Ne Staten Island:
Cdo te shtune prej ores 10:30 deri ne 12:00pm

ne Shkollen Publike PS 48 ne  adresen:

1055 Targee Street, Staten Island NY 10304

Ne Brooklyn:

Mesimi do te zhvillohet cdo te premte prej ores 4:30pm deri ne oren 6:00pm

ne Shkollen Publike PS 205 ne  adresen:

6701 20Avenue, Brooklyn, NY 10204

Ne Manhattah:

Mësimet do tëzhvillohen:

Cdo të shtunë prej orës 10:30 deri ne 12:00pm

Në shkollën Publike PS 173 në adresën:

306 Fort Washington Ave, Manhattan, NY 10033

Ofrojmë dhe orare e vende të tjera nëse do te kemi kërkesa dhe për cdo informacion ju mund të kontaktoni z. Qemal Zylo në:

Telefoni:

Në zyre: 718 698 5907

Në cel:  917 209 8150

Email:

Qzylo@albalife.org

Qzylo@hotmail.com

Në se dëshironi të shikoni faqen e shkollës Alba Life ne Facebook ju mund të klikoni më poshtë:

http://www.facebook.com/home.php?#!/pages/Shkolla-Shqipe-Alba-Life/105515226137814