Njoftim i shkolles shqipe “Alba Life”, NY

Kam kenaqesine t’ju njoftoj se shkolla jone shqipe fillon me daten 21 Shtator vitin shkollor 2013-2014.  Ne kemi nje pervoje 6 vjecare ne mesimin e gjuhes shqipe tek femijet e komunitetit tone dhe kjo eshte rezultat i punes se perbashket te bordit te shkolles dhe deshires e gatishmerise se prinderve te Komunitetit tone qe na kane mbeshtetur dhe kane sjelle femijet e tyre.  Po ashtu vitet e fundit ne beme te gjitha perpjekjet tona dhe arritem te rentojme dy shkolla publike ne Brooklyn dhe Staten island NY, per te realizuar kete program mjaft te rendesishem dhe vitin e kaluar patem kenaqesine qe shkollat tona i vizitoi Senatori i NYS, z. Martin Golden si dhe Konsulli i Pergjithshem I Shqiperise, z. Dritan Mishto dhe Konsulli i Pergjithshem i Kosoves, ambasador, z. Bekim Sejdiu.  Po ashtu shkolla jone eshte vizituar edhe nga disa kryetare te shoqatave si: Kryetaret i Shoqates se Anes se Malit, z. Naser Cobo e Ismet , Kryetaret e Shoqates Dibra, z. Ibrahim Kolari e Ilir Rusi,  Kryetaret e Shoqates Devolli, z. Neritan Bejleri e Odise Salillari, Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Cameria, z. Sali Bullati dhe Kryetari i Shoqates Rrenjet Shqiptare, Z. Marko Kepi, i cili dhe nderoi shkollen tone me pllake mirenjohje per kontribut te vyer ne Paraden Shqiptare .
Megjithe rezultatet e deritanishme mbetet shume per te bere per te shtuar numrin e studenteve te kesaj shkolle, pasi ne kete menyre del me ne pah puna e stafit te shkolles dhe vecanerisht e mesueseve.  Ne menyre qe ti bejme te njohur te gjithe prinderit e komunitetit tone per mundesine qe kane per te regjistruar femijet ne shkollen tone shqipe, po kerkojme edhe ndihmen e te gjthe shoqatave te komunitetit shqiptar e te mediave ketu ne NY, pasi jemi te bindur se ne kete menyre ne se bashku bejme te mundur mbajtjen gjalle te gjuhes, historise, kultures dhe traditave te popullit tone ketu ne emigracion.  Ju lutem beni te ditur njoftimin bashkelidhur tek antaret tuaj te shoqates si dhe po eshte e mundur vendoseni ate ne website-in tuaj,ne se e keni,  pasi ka mbetur vetem nje jave nga fillimi i shkolles sone.
Personat qe jane te interesuar mund te kontaktoine ne numrin e meposhtem.
Ju faleminderit per bashkepunimin.
Me respekt,

___________________________

Qemal Zylo
Alba Life Inc.Founder/ President
Phone: (917) 209 8150
            (718) 614 4108
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s