Presidenti

Qemal Zylo Ph.Candidate është Themelues dhe President i Alba Jeta Inc.

Ai ka mbaruar Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1974 e më pas ka kryer të gjitha provimet pasuniversitare për Doktoraturë, temën e të cilen nuk arriti ta mbrojë, për arsye të largimit në Amerikë më 1997, në prag të luftës civile.

Ai ka një përvojë të madhe në profesionin e arsimit dhe drejtimit. Ka qenë  shefi i Departamentit Teknik të Ministrisë Mbrojtjes dhe Shef i Katedres së Transportit dhe profesor i lendëve inxhnierike në Akademinë Ushtarake “Skenderbej”në Shqipëri.

Pasi mbaroi kolegjin në Brooklyn per Programim Kompjuteri, ku u shpall Valedictorian (studenti me i mire i kolegjit) u emërua  Keshilltar pranë BramsonORT College në Brooklyn për disa vite me radhë dhe ka dhënë një kontribut të vyer për njohjen e vlerave të kulturës dhe historisë kombëtare Shqiptare tek Amerikanët nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që ka  organizuar me studentë të Kolegjit nga e gjithë bota.

Ai ka punuar si Profesor në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në “Globe Institute of Technology” në Manhatan, Nju Jork.

Punon si  inxhinier në “Norwegian Christian Home and Health Center” në Brooklyn.

Z.Zylo është një aktivist i mirënëohur në Komunitetin Shqiptar të Nju Jorkut dhe në Diasporë dhe vec te tjerave ka organizuar dhe drejtuar aktivitete për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilat kanë marrë pjesë mjaft personalitete të shquara Shqiptaro-Amerikane.

Pasi mbaroi kualifikimin e nevojshëm për Producent Televizioni më 2008, ai hapi Televizionin Alba Life, i cili filloi transmetimin më 14 Qershor 2008 në Staten Island, New York, në kanalin 35 e me miratim te Shtetit te Nju Jorkut beri riorganizimin e Alba Life Inc duke hapur dhe shkollen Shqipe ne vartesi te saj.